Ukraina “zhvendoset” në Valencia për ëndrrën e Kupës së Botës 2026, pjesë e play-off-it të Shqipërisë
Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e parë e Kombëtares shqiptare për një vend në “play-off”-in e Botërorit 2026, ku Shqipëria do të ndeshet në transfertë me Andorrën të enjten, më 13 nëntor, me teknikun Sylvinho që publikoi listën vetëm pak ditë më parë, teksa tashmë ka nisur edhe grumbullimi.
Gazetari Gëzim Sinemati nuk i kurseu kritikat për lojtarët e grumbulluar në këtë listë, duke u shprehur se baza e ekipit Kombëtar nuk merr minuta me klubet ku luajnë, ndërsa lojtarë të tjerë që janë aktivë, si Muçi, nuk u thirrën në dy ndeshjet e fundit.
“Pjesa cilësore e lojtarëve nuk po luan në ekipet ku janë. I duhet një sforcim i jashtëzakonshëm, sepse duke e nisur nga Broja, Asllani, Bajrami, Hysaj… baza e ekipit nuk janë titullarë. Ne themi se është Andorra, por bëjmë mirë të mos kujtojmë Serbinë, sepse ajo ndeshje na gënjen shumë — kjo ndeshje ka histori tjetër. Para shumë kohësh, kur kemi luajtur me Andorrën, e kemi marrë ndeshjen më të lehtë dhe kemi dështuar. Kjo që sa vjen e përforcohet si ide është më shumë mendjemadhësi e jona, sepse ne nuk e dimë ku e fusim veten. Hyjmë te ekipet e mëdha, te të voglat, ku hyjmë? Na shpëtojnë ndeshjet e vogla. Nuk e kuptoj mentalitetin që kemi që na shpëtojnë këto ndeshje.
Unë prisja edhe ndonjë ndryshim, sepse, fundja-fundit, po të shohësh logjikën e futbollit në të gjithë botën, luajnë ata që janë në formën më të mirë. Ne, ata që janë në formë, nuk i fusim në listë. Ajo që tha ai për Muçin, mua më vjen çudi se si ai s’meriton të jetë në listë duke luajtur atje ku është, duke qenë edhe personazh. E kemi përsëritur shumë herë, por është rasti tipik i braktisjes së një futbollisti me talent. Më duket se po përsërisim rastin e Cikalleshit, që e bëmë derisa të linte futbollin, por edhe me Muçin po bëjmë një eksperiment të çuditshëm.
Kur ka ardhur Sylvinho dhe është prezantuar, ka thënë se do të luajnë ata që janë në formën më të mirë. Kurse tani thotë që ka besim te ata. Ai nuk po i sheh ata. Ata s’kanë minuta. Nga e ka marrë këtë besim? Besim nga letrat? Besimi vjen nga fusha, jo nga letrat”, tha ndër të tjera Sinemati.
Top Channel