Ndërsa në fushën e lojës Taylor Fritz dhe Lorenzo Musetti po përballeshin mes tyre për fitoren e parë në Grupin Jimmy Connors në ATP Finals , një burrë i moshës 78 vjecare, po luftonte për jetën në tribunë pasi humbi ndjenjat.

Shërbimi i urgjencës ndërhyri dhe ndonëse arriti ta transportojë në spitalin Molinette në gjendje kritike, ai nuk mundi të mbijetonte.Ndërkaq, pak orë më parë, përballe Fan Village në Piazza d’Armi, pranë Inalpi Arena, një tjetër burrë, por i moshës 70 vjecare filloi të ndihej keq dhe për fat të keq pati të njëjtin fat pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme për ta ndihmuar.

Edhe 70 vjecari ishte ende në jetë kur shkoi në një qendër shëndetësore, por as rianimimi nuk mundi ta shpëtojë. Dy tragjedi që prekën të gjithë të pranishmit në ATP Finals të Torinos.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta