Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital
Rrëmujat në futbollin turk po thellohen. Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin parandalues të Murat Özkaya-s, presidentit të Eyüpspor, si edhe të shtatë gjyqtarëve, të akuzuar për ndikim në rezultatet e ndeshjeve.
Por hetimet nuk ndalen këtu: Federata Turke e Futbollit ka referuar plot 1.204 futbollistë në komitetin disiplinor për përfshirje në baste sportive.
Federata e ka cilësuar këtë veprim si një masë “parandaluese” për të pastruar futbollin profesionist. Nga mbi 1 mijë lojtarë të përfshirë në hetime, 27 prej tyre luajnë në Superligë, mes tyre dy futbollistë të Galatasaray, dy të Besiktas dhe një i Trabzonspor. Ndërkohë, 77 të tjerë aktivizohen në Ligën e Dytë.
Lojtarët e përfshirë sipas klubeve
Besiktas: Ersin Destanoğlu, Necip Uysal
Alanyaspor: İzzet Çelik, Enes Keskin, Yusuf Özdemir, Bedirhan Özyurt
Rizespor: Efe Doğan, Furkan Orak
Galatasaray: Metehan Baltacı, Evren Eren Elmalı
Gaziantep FK: Muhammet Taha Güneş, Nazım Sangare
Göztepe FK: İzzet Furkan Malak, Uğur Kaan Yıldız
Antalyaspor: Kerem Kayaarası
Eyüpspor: Mükremin Arda Türköz
Kasımpaşa: Ege Albayrak, Ali Emre Yanar
Fatih Karagümrük: Furkan Bekleviç, Kerem Yusuf Sirkeci
Samsunspor: Celil Yüksel
Trabzonspor: Salih Malkoçoğlu
Skandali shpërtheu pas hetimeve disa mujore mbi bastet e paligjshme në futbollin turk. Si rezultat i fazës së parë të kontrolleve, 149 gjyqtarë u pezulluan, ndërsa mbi 40 delegatë ndeshjesh u detyruan të jepnin dorëheqjen. Pas dosjes së përgatitur nga TFF, prokuroria kërkoi paraburgim për 17 gjyqtarë dhe një gazetar sportiv, ndërsa 11 persona të tjerë u lanë të lirë me kusht.
Murat Özkaya, i cili ka qenë në krye të Eyüpspor gjatë një periudhe suksesi historik — përfshirë ngjitjen në Divizionin e Dytë dhe më pas kalimin në Superligë në vitin 2023 — akuzohet se ka qenë pjesë e një rrjeti që ndikonte në rezultatet e ndeshjeve përmes gjyqtarëve.
Federata Turke ka deklaruar se do të vijojë me masa të forta për “çrrënjosjen e fenomenit”, ndërsa gjykata po shqyrton mundësinë që gjyqtarët e përfshirë të kenë manipuluar rezultatin e disa ndeshjeve zyrtare.
Skandali pritet të ketë pasoja të mëdha në futbollin turk, me pezullime, dënime dhe hetime të tjera që priten në ditët në vijim.
Top Channel