Shqipëria gati për dy finalet e fundit, mbërrijnë në kampin stërvitor lojtarët e parë kuqezinj

10/11/2025 12:04

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit 2026, ku kuqezinjtë synojnë të sigurojnë vendin e dytë që të dërgon në “play off”.

Kombëtarja kuqezi ndodhet në një qendër stërvitore pranë Gironës, ku është grumbulluar edhe në vitin 2021, në atë kohë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja. Në Vall d’en Bas, një kompleks sportiv ku më parë kanë zhvilluar grumbullime edhe skuadrat ndër më të mëdhatë si Spanja, Brazili, Maroku, Franca deri tek Meksika apo Panamaja.

Deri më tani, Kombëtares i janë bashkuar Asllani, Ismajli, Simoni, Laçi, Manaj, Mitaj, Asani, Gjimshiti, Ramadani, Berisha, Cake, Uzuni dhe Pajaziti, ndërsa pjesa tjetër do të bashkohet gjatë ditës.

Shqipëria do të luajë në transfertë me Andorrën më 13 nëntor, ndërsa pas tre ditësh do të presë në Tiranë Anglinë, me të dyja sfidat që do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta