OSHEE Charge, Balluku: Synohet barazia në treg dhe ulja e kostos në rrjet. Konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë

10/11/2025 11:32

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Ajo u shpreh se me anë të këtij projekti synohet barazia në treg si dhe ulja e kostos në rrjet. Ndër të tjera ministrja sqaroi se klientët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë.

Do të ndaloja te produkti i ri që është shkaku i takimit sot. OSHEE Charge, ky është një hap i nevojshëm. Niveli i pikave të karikimit është ende i kufizuar, duke lënë boshllëqe në zonat turistike. Aktualisht kuadri ligjor nuk e rregullon aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike. Është shumë e qartë që legjislacioni nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike të rregulluar nga ERE. Kjo ka prodhuar një treg të parregulluar. Energjia 14 lekë shitet nga bizneset 40–60 lekë.

Qarkullojnë 60 mijë mjete elektrike dhe kemi një tendencë rritjeje, pasi pritet të ketë një konsum prej 14 mln kWh në vitet e ardhshme. Vetëm në 10-mujorin e parë arriti në 1.2 mln euro. Për të siguruar qëndrueshmëri, është miratuar një çmim i veçantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kWh. Çmimi është ai që do të blihet nga tregtarët privatë nga OSHEE.

Ne nxisim rritjen e flotës elektrike, sepse konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë, kur harxhojnë më shumë se 800 kËh. Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi, të ulë koston për rrjetin. Përmes OSHEE Charge do të sigurojmë çmime konkurruese dhe energjia që do të përdoret do të jetë nga burimet e rinovueshme. Është përzgjedhur një pikë strategjike në Unazën e Re, është dizenjuar në një mënyrë shumë inovative. Do të ketë 10 kulla karikimi, ku në pak minuta do të karikohen 20 automjete. Ky nuk është projekt në letër.”, u shpreh Balluku.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta