Kategoria Superiore/ Përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 11
Kriza te Napoli duket se është e thellë. Për këtë foli fillimisht fusha e lojës, me Napolin që ndaj Bolognës pësoi humbjen e 5 sezonale e më pas ishte vetë Antonio Conte që e pohoi me deklaratën e fortë pas ndeshjes.
Trajneri mori përsipër përgjegjësitë e tij, por fjalët e tij ishin edhe një akt akuzë kundrejt një grupi futbollistësh që sipas tij nuk i përgjigjen më me intensitetin e duhur në lojë. ‘Një trajner mund të bëjë gjithçka dhe ka detyrën të hyjë në mendjen dhe zemrën e lojtarëve të tij, gjithnjë nëse kjo zemër është sepse trampiant nuk mund të bëj-ishin fjalët e Contes. Me fjalë të tjera, problemi nuk është vetëm teknik por edhe psikologjik dhe menaxherial
Ndërkaq, sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ pas humbjes me Bolognan, në dhomat e zhveshjes pati një përplasje të fortë në dhomat e zhveshjes dhe mesa duket nuk ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte. ‘Nuk është alkimia që shërben për të luftuar së bashku e për të kaluar momentet e vështira-shtoi ndër të tjerat Conte që kërkoi menjëherë një takim me drejtuesit e klubit.
Dhe sipas të përditshmes ‘Il Mattino’, ka pasur një bisedë telefonike mes trajnerit dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, ndërkohë që mes të martës e të mërkurës është parashikuar zhvillimi i një takimi kokë më kokë mes tyrë. Gjithsesi, De Laurentiis i ka shfaqur mbështetjen totale trajnerit, i sigurt se Conte i ka të gjitha armët për të rigjetur identitetin e skuadrës së tij dhe kompaktësinë që e karakterizoi Napolin sezonin e kaluar, por që këtë vit në mënyrë të pabesueshme ka humbur
A do të mjaftojë? Çdo skenar është i hapur. Takimi mes Contes dhe De Laurentiis do të duhet të përcaktojë rrugën e duhur për të ndryshuar gjërat dhe për të evituar që sezoni të dështojë totaliaht. Por jo vetëm kaq, duhet bindur vetë trajneri që ekzistojnë mjetet për t’ia dalë mbanë në këtë objektiv.
Top Channel