PSG, Chevalier mes polemikave për…një ‘like’ ndaj të djathtës politike franceze
Në ditët e fundit një emër ka bërë që tifozët e Milanit të ëndërrojnë; bëhet fjalë për Robert Lewandowskin i cili sipas ‘Sportitalia’ është vënë në shënjestrën e klubit milanez që është vënë në kërkim të një goleadori për të përforcuar repartin e sulmit.
Sipas medias katalanase, është e pamundur që Lewandowski të largohet nga Barcelona gjatë këtij sezoni. Barcelona është vetëm 3 pikë prapa Realit në Kampionat ndërsa në Ligën e Kampioneve për momentin është jashtë 8-ëshes së parë dhe sulmuesi polak do të tentojë të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën blaugrana
Por në verën e vitit 2026 gjërat mund të ndryshojnë; kontrata e Lewandowskit është drejt skadencës dhe ndonëse është opsioni i rinovimit të saj, nuk përjashtohet mundësia, që sulmuesi polak, i cili së shpejti do të festojë 38 vjetorin e tij të kërkojë të nisë një aventurë të fundit në Evropë përpara se të mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Sigurisht gjithcka do të varet nga rezultatet që do të arrijë Milani në këtë sezon; nëse kuqezinjtë do të kualifikohen në Ligën e Kampioneve do të ishte më e lehtë për ta për të arritur te një lojtar i kalibrit të Lewandoëskit që ka 650 gola në karrierën e tij.
Me fjalë të tjera, Igli Tare do të tentojë t’i dhurojë popullit kuqezi një tjetër goditje të merkatos si ajo e Luka Modric, një futbollist që sigurisht është në fundin e karrierës së tij, por që fizikisht është në gjendje që t’i garantojë skuadrës atë që ajo ka nevojë në këtë periudhë të historisë së saj.
Top Channel