Trajneri kroat është jashtë loje pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Sassuolos, duke përjetuar shkarkimin e tij të tretë në 12 muaj.

Vetëm njoftimi formal mbetet për të vërtetuar divorcin e Ivan Juriç nga Atalanta. Trajneri 49-vjeçar ishte protagonisti negativ javën e kaluar në ndeshjen jashtë fushe kundër Marsejës për javën e 4-t të Fazës së Ligës së Kampionëve për shkak të incidentit të rëndë që pati me sulmuesin Nigerian Ademola Lookman (ai nuk u pajtua me zëvendësimin e tij dhe ata pothuajse u kapën fizikisht) dhe me vetëm dy fitore (7 barazime dhe 2 humbje) pas 11 ndeshjesh, ishte e qartë se nuk mund të qëndronte më në krye të Bergamaskëve.

Juriç mori përsipër barrën e rëndë të pasimit të Gianpero Gasperinit, pasi ky i fundit e bëri Atalantën një skuadër shumë konkurruese në 9 vitet që qëndroi në Bergamo, por që nuk ju afrua për asnjë moment paraardhësit të tij. Zyrtarizimi i shkarkimit të tij do ta vërë Juriçin përballë një rekordi negativ të paprecedentë, pasi brenda 12 muajsh ai do të jetë shkarkuar nga tre ekipe të ndryshme.

Kroati në shtator 2024, pasi kishte përfunduar një qëndrim shumëvjeçar në Torino (ku bëri emër) pasoi Daniele Rossin në stolin e Romës, por nuk arriti ta ndalte… rënien e Verdhekuqëve dhe më 11 nëntor 2024 u shkarkua me ekipin në vendin e 12-të me 13 pikë (në nisjen e tij më të keqe në 20 vitet e fundit).

Në dhjetor 2024, ai mori drejtimin e Southampton, i cili në atë kohë kishte shpresa matematikore për të shmangur rënien nga Premier League. Ai qëndroi në Angli për 108 ditë dhe në fillim të prillit 2025 (pas konfirmimit matematik të rënies) u shkarkua nga “Shenjtorët”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta