Elkann kryqëzon pilotët e Ferrarit: Duhet të merren më tepër me pilotimin e makinës dhe të flasin më pak

10/11/2025 13:00

Shpërthimi i tij pas garës katastrofike të Çmimit të Madh të Brazilit: “Mekanikët dhe inxhinierët janë mirë, por të tjerët nuk janë në nivelin e duhur.”

“Në Formula 1, nga njëra anë, kemi mekanikët që bënë punën e tyre, midis poleve dhe ndalesave në boks; inxhinierët bënë të njëjtën gjë me makinën, e cila është përmirësuar dukshëm. Pjesa tjetër nuk ishte në nivelin e duhur.” Analiza e John Elkann është e ashpër, një ditë pas një tjetër Çmimi të Madh, atij të Brazilit, katastrofik për Ferrarin .

Ai është veçanërisht i zemëruar me dyshen e pilotëve Leclerc dhe Hamilton, të cilët dje, në veçanti, e quajtën atë një ‘makth’. “Ata duhet të përqendrohen në drejtimin e makinës dhe të flasin më pak. Kemi ende disa gara të mbetura dhe nuk është e pamundur të përfundojmë të dytët.”

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta