Ferrari dhe zhgënjimi i Hamilton: Sezoni i parë, një makth, por besoj te skuadra
Në fund të viteve 90 dhe në fillim të viteve 2000 ishte imazhi i atletikës botërore, imazhi i bukurisë dhe pastërtisë, atlete e fuqishne dhe e shpejtë, ishte dashuria e Amerikës.
Por më pas bota iu shemb pasi u përfshi në skandalin e dopingut që i kushtoi heqjen e 5 medaljeve olimpike, 3 nga të cilat të arta të fituara në Sydney. Tani në moshën 50 vjecare, Marion Jones po lufton betejën më të vështirë të jetës së saj; atë kundër neuromielitit optik, një sëmundje autoimune që dëmton qelizat nervore dhe që godet në mënyrë të vecantë, nervat optike dhe shtyllën kurrizore
Së fundi është publikuar një video e shoqëruar me përshkrimin: ‘gjunjët e saj janë në fije të perit, o mik… por jemi akoma në këmbë’, një video që i ka shqetësuar shumë ndjekësit dhe fansat e saj. Në video, ish mbretëresha e shpejtësisë, shfaqet teksa ecën me vështirësi duke ndaluar përpara çdo hapi që kryen dhe duke u mbajtur te parmakët në momentin që zbret shkallët, një veprim natyral ky për miliona persona, por jo për ish atleten që është diagnostikuar me këtë sëmundje në vitin 2020
Top Channel