Boca siguroi praninë e saj në Copa Libertadores të radhës.

Boca Juniors arriti të fitojë derbin e madh argjentinas, duke mposhtur River Plate 2-0 në “Bombonera”. Kështu, ata siguruan kualifikimin e tyre në Kupën Libertadores të radhës. Nga ana tjetër, Milionerët u futën në telashe për garën kryesore.

45 minutat e para të Superclasico-s ishin pa shumë raste për tu shënuar, me shumë nervozizëm dhe markime të ashpra. Megjithatë, në kohën shtesë, Tembayos shfrytëzoi inercinë mbrojtëse pas ndërhyrjes së Armanit dhe shënoi nga afër për 1-0. Në pjesën e dytë, River donte të ndryshonte, por nuk… pati kohë, pasi në minutën e 46-të Tembayos vrapoi nga e majta, hyri në zonë, dhuroi asistin dhe Merendiel, me një goditje me kokë, e çoi rezultatin në 2-0.

E gjitha kjo nën vështrimin e këngëtares shqiptare Dua Lipa. Këngëtarja e famshme ishte në “Bombonera” e veshur me një fanellë të Argjentinës. Tifozët e Bocas nderuan Miguel Russo me një banderolë gjigante. Ish-trajneri i Bocas ndërroi jetë më 9 tetor të këtij viti në moshën 69-vjerçare pas një beteje disa vjeçare me kancerin.

Boca, kur ka mbetur edhe një javë për t’u zhvilluar nga sezoni i rregullt, vazhdon në vendin e parë në Grupin A me dy pike më tepër se Union, ndërsa River Plate është në vendin e gjashtë në Grupin B.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta