Renditja/ Vllaznia dhe Elbasani kryesojnë me pikë të barabarta, Partizani sheh “dritë” në luftën për mbijetesë. Situata pas javës së 11-të
Partizani ka arritur një fitore spektakolare kundër Teutës në transfertë me rezultatin 2-3, sfidë e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
Takimi i luajtur në Durrës nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 32’ me anë të Muçollit dhe pas 8 minutash Toli dyfishoi shifrat.
Pjesa e dytë ishte akoma dhe më emocionuese, me “Demat” që ngushtuan diferencën me anë të Contreras në minutën e 58’. Pas 5 minutash, Gonzales humbi një 11-metërsh për të shënuar golin e tretë të Teutës dhe pas tre minutash, Contreras riktheu baraspeshën.
Mbrojtësi kolumbian u bë sërish protagonist, kësaj radhe në minutën e 76’ duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë.
Gjithsesi, kryeqytetasit nuk u dorëzuan, por shënuan dhe golin e tretë me anë të Tomas në minutën e 86’, duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Kështu Partizani vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 12 pikë, ndërsa Teuta është tre pikë më shumë në vendin e pestë.
REZULTATI:
TEUTA 2-3 PARTIZANI
Muçolli 32’, Toli 40’ / Contreras 58’, 66’, Toma 86’
RENDITJA:

Top Channel