Interi po punon për të ridizenjuar mbrojtjen në sesionet e ardhshme të merkatos, por drejtuesit e klubit zikaltër duhet të jenë të vëmendshëm edhe në lidhje me të ardhmen e Alessandro Bastonit.

Edhe pse Interi e konsideron atë të pashitshëm, situata mund të ndryshojë për shkak të një interesi të bujshëm që është shfaqur nga Anglia. Sipas të përditshmes ‘Il Giorno’, është Liverpool ai që i aka vënë syrin Bastonit dhe është gati të paraqesë një ofertë ‘monstruoze’ për të.

Klubi kampion i Anglisë po përballet me një krizë në mbrojtje dhe e sheh Alessandro Bastonin si përforcimin ideal për t’i ridhënë të ardhme repartit të prapavijës. Investimi është ndër më të lartat për klubin e The Reds që kanë shfaqur dëshirën për të ofruar Interit mbi 100 milionë euro, gjithnjë sipas ‘Il Giorno’.

Pozicioni i Interit dihet; lojtari është i pashitshëm. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me zikaltrit deri në 30 qershorin e 2028 me një pagë prej 5.5 milionë euro në vit, duke u bërë një prej futbollistëve më të paguar të skuadrës. Te klubi milanez kanë pohuar se nuk e marrin në konsideratë shitjen e futbollistit, por në rast se vjen një ofertë e tillë, atëherë drejtuesit do të jenë të detyruar të bëjnë një vlerësim tjetër dhe serioz të situatës.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta