Foto/ Në mëngjes hodhi votën në kuti, pasdite kandidati për bashkinë Cërrik i kthehet detyrës së mjekut pranë skuadrës së Elbasanit
09/11/2025 17:45
Amarildo Hoxha, kandidati i Pavarur për Bashkinë e Cërrikut paraqitet në detyrë si mjek i skuadrës së Elbasanit teksa kjo e fundit zhvillon ndeshjen e javës së 11-të të Superiores me Egnatian.
Pavarësisht ecurisë së zgjedhjeve, Hoxha ka vijuar detyrën e tij si mjek për të qenë pranë djemve të Elbasanit në rast nevoje.
Kjo sfidë është gjithashtu tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat, që synojnë tre pikët për të qenë më pranë me objektivin për të dalë në vendin e parë.
Top Channel