AF Elbasani ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull, me “Tigrat verdheblu” që kanë arritur të mposhtin 1-0 Egnatian.

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” prodhoi shumë emocione, por gjërat u vështirësuan për rrogozhinasit në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Jaimes në minutën e 49’.

Pas kësaj, verdheblutë arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Blaise Tsague në minutën e 67’, gol që i mjaftoi për të marrë tre pikët.

Kështu AF Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa dhe Vllaznia në krye. Nga ana tjetër, Egnatia qëndron në vendin e tretë me 19 pikë.

REZULTATI:

AF ELBASANI 1-0 EGNATIA

Blaise Tsague 67’

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta