Legjendat e Liverpool dhe Man. United lënë sportin mënjanë dhe debatojnë për politikën: Brexit-i dhe emigrantët me gomone sollën zemërim
Rreth të ardhmës së Robert Lewandowskit ka ende shumë paqartësi. Sulmuesi 37 vjecar është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga katalanasit.
Një ndarje kjo që nuk do të ndodhë në merkaton e muajit janar. Qendërsulmuesi polak është ende i bindur se mund të jetë pjesë e rëndësishme e një Barcelone fituese.
Më pas në fund të sezonit ai do të ulet në një tryezë bisedimesh me drejtuesit blaugrana për të kuptuar se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij dhe lamtumira është një opsion që nuk mund të përjashtohet.
Në javët e fundit nga Spanja kanë dalë lajme në lidhje me një interesim të mundshëm të Milanit për Lewandowskin.
Pas operacionit Modric, kuqezinjtë janë gati të mirëpresin një tjetër kampion kalibri si Lewandowski, por për ta pasur atë do të duhet të fitojnë konkurrencën e shumë klubeve të tjerë evropianë dhe atyre arabë,
Top Channel