Trajneri i Marokut është i bindur: Hakimi do të jetë me ne për Kupën e Afrikës
Projekti i stadiumit të ri të San Siros që pritet të hapet në kohë për Evropianin e 2032, nuk parashikon vetëm një transformim urbanistik, por edhe një revolucion financiar për Milanin dhe Interin. Struktuara e re do të jetë e konceptuar si një makineri të aftë për të gjeneruar vazhdimisht të ardhura .
Aktualisht të dy klubet arkëtojnë rreth 80 milionë euro secila nga stadiumi I vjetër, të ardhura që vijnë nga disa zëra(bileteria, dita e ndeshjet e të tjera). Projekti ambicioz parashikon se duke nisur nga sezoni 2031/32, Interi e Milani mund të arrijnë në 100 milionë euro të ardhura në vit secili nga impianti.
Kur struktura me kapacitet prej 71500 vende do të jetë plotësisht operativ, të ardhurat totale nga stadiumi për secilin prej klubeve sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ mund të arrijnë deri në 180 milionë euro në vit për secilin prej klubeve.
Rritja e të ardhurave bazohet në disa zëra:
Biletaria dhe abonimet: Ditët e ndeshjeve përmes biletave dhe hapësirave të reja ekzekutive mund t’u sjellin Interit dhe Milanit deri në 130 milionë euro secila, duke kaluar rekordin më të fundit të Inter prej 98.8 milionë eurosh të siguruara nga ‘Meazza’ i vjetër në sezonin e finales së Ligës së Kampioneve.
E drejta e Emrit dhe Sponsorizime: Të dy klubet mendojnë të hyjnë në merkatp për të drejtën e emrit të stadiumit brenda vitit 2026. Nga emri dhe sponsorizimet synohet që klubet milaneze të arkëtojnë deri në 25 milionë euro secila.
Eventet jofutbollistike: Impianti i ri synohet të presë edhe shumë evente jofutbollistike, sic janë koncertet verore, nga të cilat është përllogaritur nivel të ardhurash me 10 milionë euro të tjerë për secilin prej klubeve.
Shërbimet dhe muzeu: Sipas përllogaritjeve, 500 mijë persiona në vit do të vizitojnë muzetë e klubeve dhe niveli i të ardhurave pritet të jetë 5 milionë euro në total. Kësaj shifre iu shtohen edhe 10 milionë nga parkingjet nëntokësorë, marketing dhe lokalet e brendshme.
Milani dhe Interi po ndjekin modelet e suksesshme të Tottenham, Real Madrid dhe Arsenal të cilat i kanë dyfishuar të ardhurat e tyre nga stadiumet e tyre të reja në vitin e parë të tyre.
Top Channel