Ish-futbollisti anglez Joey Barton është shpallur fajtor për gjashtë akuza të ngritura ndaj tij për publikimin e postimeve “jashtëzakonisht fyese, të drejtuara ndaj gazetarit Jeremy Vine dhe komentatoreve televizive Lucy Ward dhe Eni Aluko.

Sipas vendimit të Gjykatës së Kurorës në Liverpool, 43-vjeçari kishte kaluar kufirin mes lirisë së fjalës dhe shkeljes së ligjit me postimet e bëra midis janarit dhe marsit të vitit 2024.

Sipas BBC në disa prej tyre, Barton kishte krahasuar Alukon dhe Wardin me çiftin e njohur të vrasësve serialë britanikë Fred dhe Rose West, ndërsa ndaj Jeremy Vine kishte përdorur një fjalor denigrues.

Prokuroria argumentoi se ish-mesfushori i Manchester Cityt, Evertonit dhe Newcastle United kishte qëllim të qartë për të fyer dhe për të shkaktuar shqetësim publik, ndërsa juria pranoi se postimet e tij kishin tejkaluar çdo kufi të ligjshëm komunikimi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta