Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
06/11/2025 21:28
Xherdan Shaqiri ishte njeriu i ndeshjes për Baselin në fitoren që skuadra zvicerane arriti ndaj skuadrës rumune të FCSB me rezultatin 3-1 në javën e katërt të Europa League.
Sulmuesi shqiptar shënoi në dy golësh në këtë përballje me Baselin që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 6 pikëve.
Xherdan Shaqiri fillimisht shënoi në minutën e 18 me një 11 metërsh duke zhbllokuar rezultatin për skuadrën zvicerane në 1-0. Ndërsa në pjesën e dytë gjilanasi shënoi sërish, pikërisht në minutën e 74 duke i dhënë avantazhin 2-1 Baselit pas golit të barazimit të përkohshëm të FCSB.
Shikoni këtu golin e parë të Shaqirit
Shikoni këtu golin e dytë të Shaqirit
Top Channel