Rinis karrierën e trajnerit aty ku e ndërpreu, De Rossi zyrtarisht në stolin e Genoas
Parma do të jetë kundërshtari i Milanit ditën e shtunë në një ndeshje ku vëmendje të vecantë do të ketë Mateo Pellegrino që do të jetë i vëzhguari special i kuqezinjve. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, sulmuesi argjentinas që iu bashkua skuadrës emiliane në shkurt të këtij viti mund të bëhet objektiv I merkatos së Milanit.
Vëzhguesit e klubit kuqezi e kanë parë në aksion futbollistin dhe në klub raportet për të janë pozitive. 22 vjecari mund të jetë një përforcim për skuadrën e Allegrit në muajin janar, por nuk është e sigurt se një transferim i tillë do të ndodhë në sesionin dimëror të merkatos.
Kjo për faktin se Parma është në luftë për mbijetesë në Serie A dhe nuk do të dojë të privohet nga qendërsulmuesi i saj, por edhe sepse Milani pas shpenzimeve të kryera gjatë verës nuk mendon për një tjetët blerje përfundimtare , por për marrjen e lojtarit me huazim me të drejtë blerje.
Por në listën e Igli Tares, përvec Pellegrinos janë edhe opsione të tjera, Joaquin Panichelli i Strasburgut , Jonathan Burkardt i Eintracht Frankfurt dhe Dovbyk i Romës që u kërkua edhe në muajt e verës. Avantazhi që ka Pellegrino në krahasim me lojtarët e tjerë nga jashtë Italisë që Milani ka vënë në shënjestrën e tij, është se ai e njeh mirë Serie A. Edhe çmimi i tij është i përballueshëm duke qenë se Parma ka paguar 2 milionë euro për të ndërkohë që nuk duhen harruar as faktorë të tjerë si mosha dhe fakti që ai mund të përmirësohet ende, faktorë këto që konsiderohen si të rëndësishëm.
Prandaj, Pellegrino konsiderohet si një opsion për t’u pasur në konsideratë për merkaton e janarit apo për të ardhmen. Nëse rritja e tij do të vazhdojë dhe nëse Gimenez që aktualisht është i dëmtuar nuk do të mund të zhbllokohet. Për momentin Pellegrino është i përqendruar te skuadra e Parmës që po lufton të qëndrojë në Serie A dhe nuk po mendon për të ardhmen, por ai e di mirë që ky sezon është shumë i rëndësishëm .
Nuk shënon në Serie A që nga 29 shtatori në sfidën me Torinon dhe të shtunën dëshiron që t’i japë fund kësaj thatësire. Edhe sepse një gol në sfidën me Milanin mund të ndryshojë fatin e tij dhe të bindë kuqezinjtë se ai është investimi I duhur për të synuar akoma më lart
Top Channel