Franca, Deschamps bën të lumtur Chivun dhe Allegrin, nuk grumbullon Thuram e Rabiot
Ylli argjentinas foli për dhuratën e tij hyjnore, sakrificat, Kupën e Botës në Katar dhe jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara, ku u nderua me “çelësin” e qytetit.
“Zoti më dha një dhuratë, ai më zgjodhi mua.” Fjalë – ndër të tjera – të Lionel Messit, gjatë Forumit Amerikan të Biznesit të mbajtur në Miami, ku ai ndau pikëpamjen e tij mbi origjinën e talentit të tij të jashtëzakonshëm në futboll dhe planet e tij për të ardhmen. Eventi, në të cilin morën pjesë – ndër të tjerë – edhe Donald Trump dhe Gianni Infantino, e paraqiti yllin argjentinas si të ftuarin e tij më të shquar, siç raportohet në një botim në faqen e internetit të gazetës “El espanol”.
Kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez, i dorëzoi kapitenit të ekipit kombëtar të Argjentinës çelësin e qytetit, një nder që nënvizon ndikimin kulturor dhe sportiv që vendasit e Rosarios kanë pasur në metropolin amerikan.
Në qendër të fjalimit të tij, Messi trajtoi një pyetje themelore: a lindin apo bëhen kampionë? “Zoti më dha një dhuratë, ai më zgjodhi mua”, tha argjentinasi i famshëm, por fituesi i tetë herë i Topit të Artë nxitoi të sqaronte se talenti natyror është vetëm pika e fillimit. Sipas tij, ai e dinte për këtë aftësi të veçantë që në moshë të re, por rruga drejt majës kërkonte sakrifica të mëdha dhe përpjekje të vazhdueshme për ta përsosur këtë dhuratë hyjnore.
Messi theksoi se, megjithëse shumë njerëz në botë posedojnë talent të jashtëzakonshëm natyror në sport, arritja e njohjes profesionale kërkon sakrifica të konsiderueshme që jo të gjithë janë të gatshëm t’i bëjnë. Kupa e Botës Katar 2022 ishte pjesë e diskutimit. Lionel Messi u përpoq të përshkruante emocionet që përjetoi pasi fitoi titullin që kishte kërkuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke pranuar vështirësinë e shprehjes së kësaj përvoje me fjalë. Ylli i Inter Miamit madje i krahasoi këto ndjenja me lindjen e tre djemve të tij, Thiago, Mateo dhe Ciro:
“Në një farë mënyre, megjithëse jo saktësisht e njëjtë, pata të njëjtën ndjenjë si kur lindën fëmijët e mi. Një ndjenjë që vetëm dikush që e përjeton mund ta shpjegojë vërtet. Është aq e madhe sa fjalët janë të pakta.” Sulmuesi argjentinas ndërkombëtar i Inter Miamit ka zbuluar interesin e tij në rritje në botën e biznesit, duke e ditur se karriera e tij sportive ka një datë skadimi. “Gjithmonë kam qenë 100% i përkushtuar ndaj futbollit, por e di që diçka tjetër po vjen, një botë tjetër, dhe pak nga pak po përfshihem”, rrëfeu ai.
Ai tashmë ka investime në biznese të ndryshme, duke përfshirë aksionet e tij tek Inter Miami, një rrjet hotelesh dhe një markë pijesh. Lidhur me përvojën e tij në Shtetet e Bashkuara, Messi shprehu kënaqësinë e tij me jetën në Miami: “Që kur kam mbërritur në Miami, ka qenë spektakolare. Jeta në këtë qytet është e pabesueshme, dhe pastaj dashuria nga të gjithë që nga dita e parë ka qenë e mrekullueshme, kështu që jam shumë mirënjohës.”
Një periudhë që bie ndesh me kohën e tij në Paris dhe Paris Saint-Germain, ku ai pranoi se nuk ndihej rehat ose nuk e shijonte plotësisht veten. Në Miami, tha ai, ka gjetur një ekuilibër që i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të mbështesë fëmijët e tij në aktivitetet e tyre sportive.
Top Channel