Ajo që deri pak javë më parë dukej një utopi, mund të bëhet realitet dhe bëhet fjalë për një rinovim të mundshëm të kontratës. Sigurisht që Juventus dhe Dusan Vlahovic janë ende larg, por e pamundura mund të kthehet në të mundur.

Sulmuesi serb ka rifituar besimin dhe zemrën e tifozëve bardhezi jo vetem më golat e shënuara, por edhe me paraqitjet e tij që priteshin prej kohësh. Paraqitje që nuk kanë lënë indiferentë drejtuesit e klubit torinez që duket se tani janë gati të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës që skadon në muajin qershor.

Dhe Juventus në këtë pikë është në një garë me kohën sepse Vlahovic, nga data  shkurt do të jetë i lirë të gjejë marrëveshjen me cdo klub tjetër dhe interesi për të nuk mungon teksa në skenë janë shfaqur  Bayerni i Mynihut, Tottenham, Chelsea dhe Manchester United, që janë gati të përfitojnë nga rasti.

Të marrësh me parametra zero një futbollist si Vlahovic është një lëvizje shumë e leverdisshme e merkatos për ata që nuk kanë shumë fuqi ekonomike. Kështu që i takon Juventusit që veprojë me shpejtësi. Spalletti dhe Chiellit kanë pranuar se të gjitha palët e përfshira do të ishin të kënaqur nëse vazhdon bashkëpunimi. Por me cfarë kosto? Dhe këtu dalin pengesat sepse diferenca mes kërkesës dhe ofertës ka mbetur e pandryshuar.

Aktualisht, Vlahovic përfiton  12 milionë euro edhe pse nga këto 4 milionë janë në formën e bonusit për të cilin u arrit një pakt në momentin e nënshkrimit të kontratës. Është e vështirë të mendosh se Zonjës së Vjetër do t’i mjaftojnë 8 milionë euro ‘të pastër’ për t’ia ofruar futbollistit. Pra, në Torino duhet të sajojnë dicka(bonuse, klauzola, kohëzgjatje të kontratës e kështu me radhë), sepse tani më shumë se kurrë gjithcka është në duart e Vlahovic.

Në këtë pikë krijohet përshtypja se Chiellini mund të luajë një rol thelbësor në ndërmjetësim. Ai do të duhet të bindë Vlahovic se është në qendër të projektit të Juventusit në mënyrë që të rikthehet të fitojë dhe se në moshën 25 vjecare, për të nuk ka ardhur ende momenti për kërkesa të pakonceptueshme. Po kështu ai duhet të bëjë Comollin(dhe Elkann) të kuptojnë se nuk është e lehtë të gjendet një sulmues i këtij niveli dhe ndoshta është më mirë të bëhet një sforcim i vogël. Por e gjithë kjo duhet të bëhet sa më shpejt sepse pas 3 muajsh mund të jetë tepër vonë

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta