Çmimet ‘FIFA The Best’, PSG dhe Barcelona dominojë kandidaturat
Trajneri i West Ham foli për udhëtimin e tij, fuqinë e futbollit afrikan dhe ëndrrën e tij për t’u rikthyer në São Tomé dhe Príncipe për të kontribuar në zhvillimin e sportit.
“Është një privilegj dhe nder të jesh i vetmi trajner me ngjyrë në Premier League.” Fjalë nga trajneri portugez i West Ham, Nuno Espirito Santo, në një intervistë me BBC Sport Africa, ku ai argumentoi se hyrja e trajnerit të parë afrikan në historinë e Premier League është çështje kohe.
“Mendoj se ka shumë trajnerë të talentuar me ngjyrë që së shpejti mund të jenë në Premier League. Shumë trajnerë me ngjyrë do të kenë sezone të mira, ata do të jenë të disponueshëm. Pata privilegjin të kisha disa trajnerë afrikanë që bënin stazhin me mua dhe në klube të ndryshme dhe u impresionova nga cilësia e punës së tyre. U impresionova nga njohuritë që kishin fituar tashmë. “Ata vijnë në Angli për të mësuar nga ne, por e vërteta është se ata gjithashtu mund të na mësojnë shumë gjëra të mira, sepse futbolli afrikan është shumë i veçantë për sa i përket lirisë, talentit dhe individualitetit”, theksoi ai.
Në të njëjtën intervistë, trajneri 51-vjeçar i West Ham kujtoi vitet e tij të para në São Tomé dhe Príncipe, përpara se të transferohej në Portugali: “Jeta ishte e bukur. Jetoja pranë detit, familja ime jetonte afër. Më mungon të jem atje”, tha ai dhe pranoi se dëshiron të kthehet në São Tomé dhe Príncipe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit në vend dhe nuk e përjashton mundësinë e drejtimit…të ekipit kombëtar.
“Një ditë do të kthehem, për të provuar të ndikoj te trajnerët, për të ndarë përvojën dhe njohuritë e mia”, rrëfeu ai. “Trajner i ekipit kombëtar të São Tomé dhe Príncipe? Nuk i dihet kurrë…”, shtoi ai.
Top Channel