FIFA krijon një Çmim ‘Nobel’ për Paqen, do të jepet gjatë shortit të Botërorit…
Trajneri i përfaqësueses braziliane, Carlo Ancelotti përjetoi momente sikleti gjatë forumit brazilian të trajnerëve të futbollit të zhvilluar në selinë e Federatës së Futbollit të vendit amerikano latin.
Takimi u organizua për të nderuar trajnerët që kanë bërë historinë në futbollin brazilian dhe aty shpërtheu tensioni pas kritikave të Emerson Leão dhe Oswaldo de Oliveira, të cilët kundërshtuan praninë e trajnerëve të huaj në vend.‘Pasi ai të ketë fituar Botërorin, të vijë një brazilian’-deklaroi Oswaldo.
Carlo Ancelotti që mori pjesë në këtë forum si i ftuar nderi, i dëgjoi në heshtje kolegët e tij duke u mjaftuar vetëm me ndonjë mimikë ironike në fytyrë. Këto deklarata e kapën në befasi Federatën Braziliane të Futbollit që doli me një komunikatë për shtyp duke kërkuar falje publike dhe duke i cilësuar si të pavend fjalët e dy trajnerëve.
Episodi pushtoi median ndërkombëtare, sidomos në Itali dhe Argjentinë u fol për mungesë respekti kundrejt trajnerit evropian më fitues në botë. Burime pranë Federatës Braziliane të Futbollit thanë për Uol se Ancelotti reagoi me qetësi pa shfaqur irritim dhe duke i shpjeguar stafit se e kupton këtë rezistencë kulturore që ekziston ende.
Trajneri e konsideron thelbësor dialogun me trajnerët vendas dhe për këtë arsye kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë forum. Sjellja e tij e qetë, sic theksuan të pranishmit, bëri që episodi të mos përshkallëzohej në një përplasje të hapur mes trajnerëve
Top Channel