Luciano Spalletti dha një assistin e merkatos së transferimeve, por ende nuk mjafton që ai të kthehet në gol. Trajneri i ri i Juventus ka zbuluar dëshirën e Dusan Vlahovic për të qëndruar në Torino edhe përtej datës 30 qershor të vitit të ardhshëm, kur i skadon edhe kontrata me Zonjën e Vjetër.

Kjo sepse kanë kaluar vetëm pak muaj nga fundi i gushtit kur Vlahovic donte të ndërronte ambient sa më shpejt të ishte e mundur, por në futboll gjithçka ndryshon shumë shpejt. Në rastin e Vlahovic, cështja do të jetë kryesisht financiare. Futbollisti është i intriguar nga Spalletti dhe nga mundësia për t’u rikthyer në nivelet e dikurshme sipas stilit të Zonjës së Vjetër, falë edhe trajnerit toskan.

Po Juventusi? Drejtori i Përgjithshëm, Damien Comolli, nuk mundet dhe nuk dëshiron rinovimin me sulmuesin me shifrat aktuale. Dusan Vlahovic u transferua te Juventus në vitin 2022 me një kontratë që parashikonte rritjen e pagës së tij vit pas viti. 12 milionë euro neto janë shumë për këtë Juventus dhe për këtë mjafton të mendosh që te Zonja e Vjetër nuk është mbyllur ende cështja e rinovimit me Kenan Yildiz për një shifër që është sa gjysma e asaj të Vlahovic. Pa llogaritur këtu Jonathan David, blerja e parë e drejtuesit francez që erdhi në korrik me parametra zero dhe me një pagë prej 6 milionë eurosh.

Thënë ndryshe: çdo futbollist është i ndryshëm, por Vlahovic duhet të pranojë një ridimensionim të dukshëm të pagës për të qëndruar te Juventusit, në mos në 6 milionë euro, në një shifër të përafërt me të. Në merkaton e transferimeve thuajse asgjë nuk është e pamundur, gjithçka do të varet si do të shkojnë gjërat në muajt në vijim; nga raportet që do të kenë vlahovic e Spalletti, nga konfirmimi ose jo i trajnerit toskan, por edhe nga ofertat që do të vijnë në drejtim të sulmuesit serb. Barcelona, Tottenham dhe Bayerni i Mynihut vazhdojnë të monitorojnë situatën për të fituar mundësinë për ta marrë Vlahovic me parametra zero.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta