PD 3 orë protestë/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 14 persona të arrestuar në kryqytet
Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar.
Blutë bëjnë me dije që gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik në automjet, u gjetën një armë zjarri, tip pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
Sakaq, u arrestuan në flagrancë Elidon Daçi, 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”.
Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel