Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun të cilët akuzohen se morën peng dhe dhunuan Iilir Topçiun.

Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata.

Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun në Devoll, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia. Topçiu ishte me arrest shtëpie, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.

Pala mbrojtëse kërkoi masë sigurimi më e lehtë, ‘arrest në shtëpi’, por nuk u pranua. Në këto 40 ditë prokuroria do kryejë të gjitha hetimet. Autorët dhe i dëmtuari kanë qenë miq. E pranuan faktin që e kanë goditur. Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e “heqjes së paligjshme të lirisë” pasi këta të fundit pretendojnë që është “plagosje e lehtë”.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta