I vihet tritol biznesit në Kuçovë, vetëm dëme materiale
					 04/11/2025 09:15					
				
				
								
			Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes gjatë natës në Kuçovë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., ku dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel