Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë						
								
			Një incident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një subjekt minerar në zonën e Theknës, në Martanesh, ku ka humbur jetën shtetasi S. K., 62 vjeç, me detyrë administrator i kompanisë minerare.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se u aksidentua gjatë kontrollit në frontin e punës.
Policia ka shoqëruar disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i subjektit minerar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes“-njofton policia.
Top Channel