“Festë” jashtë burgut të Durrësit për vendimin e Kushtetueses pro Veliajt, Karamuço në Top Story: Kanë harxhuar 2 mijë euro me ato fishekzjarrë						
								
			SPAK ka dalë me njoftim zyrtar duke bërë me dije se kanë nisur hetimet për 6 zyrtarë, mes tyre dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku, në lidhje me tenderat për tunelin e Llogarasë.
Por cila është radha e dosjeve në SPAK tani?
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në studion e Top Story tha se radha asnjëherë nuk dihet, por se do të ketë sërish rezultate në lidhje me hetimet për tendera.
“Këtë nuk e di asnjëherë, do vazhdohet prapë me disa dosje tenderash, mund të ketë rezultate për aeroportin e Vlorës. Dosja për tunelin e Llogarasë sa kohë u komunikuan akuzat për 6 zyrtarë, mes tyre dhe zv. kryeministrja, nuk ka masa sigurie, por për sa kohë ka zhvillime të tjera që ecin paralele për SPAK, për garën në këtë Prokurori të Posaçme, nuk mund të parashikohen dosjen e radhës. Në vazhdën e kësaj gare, do ketë rezultate dhe në dosje të krimit”, tha Hoxha.
Top Channel