Hetim koncesioneve në shëndetësi, Braçe “korrigjon” 7 kërkesat për KLSH, mes tyre me shkelje edhe hemodializa e Spitalit Amerikan

04/11/2025 19:50

Kontrollit të Lartë të Shteti ju lanë 7 detyra nga Kuvendi për tu përmbushur deri në fund të këtij viti.

Në miratimin e projektrezolutës që përmban këto detyra, në mbledhje e përbashkët e komisionit të Ekonomisë dhe Komisioni për Nismat qytetare, deputeti i PS, Erion Brace ka kërkuar që të përfshihet edhe rekomandimi për auditimin e koncesioneve në shëndetësi.

“Formulimi qe është në rezolutë, unë mendoj që është i paplotë, për disa arsye. Qëllimi është të ndihmojmë autoritetet vendimmarrëse, konkretisht ministritë dhe qeverinë, sa kohë kontratat koncensionare të partneritetit publik privat nuk janë bërë me ligj të kuvendit.

Pra bëhen me vendime të Këshillit të Ministrave, duke pasur një opinion të kualifikuar për mënyrën sesi është operuar në harkun e 10 viteve të secilës prej atyre kontratave dhe përfitimeve që kemi marrë ne nga ky partneritet publik privat. Së dyti, një pjesë e tyre janë proces hetimi penal, ende të papërfunduar në gjykime dhe së fundmi përfshin një gamë shumë të gjerë njerëzish”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Ndër kontratat koncensionare të cilat kanë rezultuar me shkelje të evidentuara edhe nga KLSH është dhe ajo e hemodializës e ofruar nga Spitali amerikan. Për të cilën vet KLSH kërkoi një analizë për rikuperimin e demit nga institucionet. Ndërsa kjo kërkesë nuk u specifikua në rezolutë.

Ndërsa të pyetur për shkeljet në tenderin e tunelit të Llogarasë, përfaqësues të KLSH u përgjigjën kështu.

“Në raportin e zbatimit të përgatitur nuk është hartuar raport mbi ecurinë e kontratave koncensionare që shërben si bazë për KLSH.”

Në këtë komision të përbashkët në të cilin u prezantua dhe buxheti faktik i 2024, KLSH renditi një sër shkeljesh të evidentuara në Ministrinë e Financave.

“Janë konstatuar tejkalime afatesh ligjore në disa hallka të procesit, dokumentacion jo të përditësuar dhe kërkesa buxhetore mbi tavanet e përcaktuara pa një analizë të unifikuar të prioriteteve dhe shpenzimeve.

Vijojnë të identifikohen ndryshimet të shpeshta të buxhetit përmes akteve normative e një përqendrim të lartë në muajin dhjetor veprime që kanë cenuar   cilësinë e planifikimit menaxhimin e likuiditetit.

Në 23 raste të audituara  autoritete kontraktore kanë iniciuar procedurat e prokurimit për vlerat  të larta se fondet në dispozicion sipas shpërndarjes 3-vjeçare në kundërshtim me ligjin. Në 20 raste procedura e prokurimit është kryer përtej afati ligjor 15 tetor si afat i fundit. Në 19 raste është konstatuar lidhja e kontratave përtej fondeve në dispozicion në kundërshtim me përcaktimet e nenit 50 për menaxhimin e sistemit buxhetor.”

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta