Të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se partia demokratike ka shpenzuar më shumë se Partia Socialiste në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, ka marrë për konsulencën e tij 139 milionë e 111 e 686 lekë ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër pagesa gjatë vitit.

Sipas raportit të KQZ-së, partia socialiste ka shpenzuar 169 milionë e 574 mijë e 703 lekë, ndërsa Partia Demokratike 213 milionë e 60 mijë e 301 lekë. PD ka gjithashtu detyrime të papaguara prej 13 milionë e 819 mijë e 837 lekësh. Shpenzimet indirekte dhe dhurimet në natyrë për PS ishin 9 milionë e 889 mijë 608 lekë, ndërsa për PD vetëm 270 mijë lekë.

Raporti i KQZ-së zbulon gjithashtu të ardhurat e partive: PS ka deklaruar 180 milionë e 21 mijë e 311 lekë, ndërsa PD 227 milionë e 150 mijë e 137 lekë, përfshirë fonde publike, kontribute nga individë dhe shuma nga vetë partitë.

Shifrat tregojnë qartë se PD ka investuar më shumë në fushatë, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme për konsulentët ndërkombëtarë, ndërsa PS ka mbajtur një qasje më të kursyer financiarisht.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta