Renditja/ Elbasani në krye të tabelës, Tirana drejt Kategorisë së Parë. Situata në Superiore pas tre sfidave të para të javës së 10-të						
								
			Futbolli në rajon është goditur nga një lajm tragjik. Trajneri i Radnički 1923, Mladen Žižović, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës, pasi u rrëzua papritur gjatë ndeshjes së SuperLigës së Serbisë kundër Mladost Lučani. Ai ishte vetëm 44 vjeç.
Sipas mediave serbe, Žižović u rrëzua pranë vijës anësore në pjesën e parë të takimit. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe u përpoqën ta reanimonin, por për fat të keq, trajneri nuk mundi të shpëtohej. Ndeshja u ndërpre menjëherë, teksa lojtarët dhe stafet u tronditën nga ngjarja e rëndë.
Žižović ishte një emër i njohur për futbollin ballkanik, si lojtar dhe si trajner. Ai bëri histori me Zrinjski Mostar, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Borac Banja Luka dhe KF Tiranës, gjatë sezonit 2010/11 në Kategorinë Superiore.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Žižović nisi rrugëtimin si trajner në vitin 2017, duke drejtuar disa ekipe në rajon si Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Sloboda Tuzla, Al Kholood (Arabia Saudite), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Borac Banja Luka, dhe së fundmi Radnički Kragujevac.
Vetëm një muaj më parë ai kishte marrë drejtimin e Radnički 1923, ku arriti të drejtonte vetëm dy ndeshje përpara ndarjes së parakohshme nga jeta.
Top Channel