Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit Mbas zv/ kryeministres Belinda Balluku nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim, ishte radha e kreut të autoritetit rrugor shqiptar Gentian Gjyli për t’u njohur me dyshimet e SPAK.
Për procedurat se si u krye tenderi për tunelin e Llogorasë, përveç drejtorit të përgjithshëm Gjyli, kanë hyrë në rrethin e SPAK si të pandehur edhe pararendësi i tij Evis Berberi sot në burg. Në të njëjtë listë që dyshohen se zgjodhën me preferencë bashkimin e kompanive turke, duke skualifikuar kompanitë e tjerë janë edhe anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Dosja nën hetim u referohet dy kallëzimeve të ndryshme për tunelin e Llogorasë të bashkuara në një të vetëm. Ndërkohë në njoftimin zyrtar shpërndarë ditën që i komunikoi akuzën Belinda Ballukut SPAK tha se zv/kryeministres Balluku i është komunikuar akuzë në funksionin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Deri në këtë fazë të hetimeve sipas SPAK Balluku mori statusin e të pandehurës për shkak të veprimeve të saj si ministre në njërën nga tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogorasë që mbasi u anulua u përzgjodh si fituese bashkimi i kompanive turke me një ofertë prej 180 milionë euro pa TVSH, ndryshe nga oferta më e ulët prej 140 milionë euro të ofruar në tenderin e parë nga kompania shqiptare.
Me komunikimin e akuzave është e qartë se të paktën për këtë episod SPAK ka vendosur ti marrë të pandehur pa aplikuar masa sigurie, ndërkohë që bëhet me dije se hetimet janë zgjeruar.
Top Channel