Prokuroria e Vlorës sekuestroi 2 mln euro pasuri, si Qenami investoi të ardhurat e përfituara nga veprimtari kriminale në Gjermani

03/11/2025 15:18

Gjykata e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive mbi një numër të madh pasurish të shtetasit Tahir Qenami (i njohur edhe si Kapaj/Canaj) dhe familjarëve të tij.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se Qenami dyshohet se ka investuar të ardhurat e përfituara nga veprimtari kriminale në Gjermani në pasuri të paluajtshme dhe mjete motorike në Shqipëri.

Vendimi, i dhënë më 30 tetor 2025, vjen pas referimit të materialeve nga DVP Vlorë dhe hap rrugë hetimeve të thelluara për pastrim parash sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Njoftimi:

Në vitin 2023, nga DVP Vlorë janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin Tahir Qenami (Kapaj/Canaj), datëlindja 21.10.1986, lindur dhe banues në Vlorë, si person i dyshuar për kryerjen e veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi Tahir Qenami ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në Gjermani, ku është arrestuar më datë 04.01.2023 dhe është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal ky shtetas dyshohet t’i ketë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Me vendimin nr. 546, datë 30.10.2025, Gjykata e Vlorës vendosi sekuestro preventive për pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëve të tij si më poshtë:
Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q.
Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K;
Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q;
Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.50.6 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë;
Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.89.8 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 20.5 m2, sip.totale 34.9 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sip.14.9 m2, sip. e përbashkët 21.5 m2, sip.totale 36.4 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q ;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 22.2 m2, sip.totale 36.5 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sip.15 m2, sip. e përbashkët 21 m2, sip.totale 36 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;
Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2 prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q ;
Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 9, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.,
Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e llojit “apartament”, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;
Pasuria e luajtshme automjet marka “Daimler Chrysler” viti 1994, E200, në zotërim të shtetasit T.Q.; si dhe
Pasuria e luajtshme automjet marka “Ford Focus” viti 2005, në zotërim të shtetasit T.Q.
Ne total 14 apartamente, truall 2000 m2 ne Radhime, 2 njesi, 6 poste parkimi, 2 automjete.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta