Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

03/11/2025 18:05

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel Muhamend Veliu. Kështu Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, pasi që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur dha dorëheqjen.

Dredha pritet të emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta