Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur detaje të operacionit të pak ditëve më parë, ku u parandalua një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë dhe një shumë prej rreth 5 miliardë lekësh (50 milionë euro) nga llogaritë bankare.
Në qendër të hetimeve janë dy shtetas kinezë: Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45 vjeç.
Të dy kishin ardhur në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal dhe u akomoduan në një hotel shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Aty, policia gjeti dhe sekuestroi 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti dhe 1 patentë, të cilat u përdorën për të ngritur skemën mashtruese.
Sipas burimeve zyrtare, dy kinezët kishin ndërtuar një infrastrukturë të sofistikuar:
Dërgonin linke që imitinin faqen e Postës Shqiptare.
Pasi qytetarët klikonin linkun, ata fitonin akses tek të dhënat personale dhe më pas tek llogaritë bankare.
Paratë e planifikuara për t’u marrë jashtë vendit llogariteshin rreth 50 milionë euro.
Drejtoria e Krimit Kibernetik ra në gjurmët e dy të arrestuarve përmes monitorimit të vazhdueshëm të darkweb-it dhe burimeve të hapura në internet. Hetimi u zhvillua me metoda speciale dhe përfundoi me sukses, duke parandaluar dëmin e madh financiar dhe shkeljen e privatësisë së qytetarëve
Top Channel