Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						
								
			Është shpallur i zhdukur një shtetas 65-vjeçar nga Tropoja, pasi kishte dalë me bagëti në mal dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij.
Pal Sulaj nga fshati Nikaj-Mërtur i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka telefonuar vetë policinë duke se nuk e dinte se ku ndodhej dhe pas kësaj familjarët nuk kanë arritur të kenë më kontakte me të.
Sipas informacionit të dhënë nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, njoftohemi se është raportuar humbja e kontaktit me shtetasin Pal Susaj, rreth 65 vjeç, nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj. Shtetasi në fjalë, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dalë me bagëti në mal dhe nuk është kthyer në banesë.
Rreth orës 14:00, vetë Pal Susaj ka kontaktuar Policinë duke deklaruar se nuk e dinte se ku ndodhej. Që prej asaj kohe, familjarët nuk kanë më kontakt me të.
Aktualisht, banorë të zonës dhe familjarë janë angazhuar në kërkime, ndërsa Policia është informuar dhe po ndjek procedurat hetimore për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Top Channel