Alonso edhe në prag të ndeshjes me Liverpool në Champions, i “çon mesazh” Vinicius Jr: Çështja u mbyll, por mos të ndodhë më…						
								
			E ardhmja e Endrick duket se është bërë e qartë në orët e fundit. Sipas të përditshmes spanjolle AS, sulmuesi brazilian ka studiuar disa oferta teksa pa që te Los Blancos ai do të kishte shumë pak minuta në dispozicion në këtë sezon.
Një prej klubeve që shfaqën interesin për Endrick ishte edhe Olympique Lyon dhe gjithnjë sipas të përditshmes AS, futbollisti ka dhënë miratimin e tij për të kaluar te klubi francez.
Braziliani nuk donte që të shkonte në ndonjë skuadër ku të ishte zëvendësues dhe mendoi se Olympique Lyon është vendi ideal për të. Skuadra franceze në orët e fundit të merkatos siguroi shërbimin e uruguajanit Satriano, por deri tani ai ka zhgënjyer e për më tepër sulmuesi më i mirë i skuadrës Fofana është dëmtuar, kështu që Endrick te Lyon do të ishte menjëherë titullar
Ajo që mungon në këtë pikë është të Reali i Madridit dhe Lyon të arrijnë një marrëveshje për operacionin. Për Endrick është shumë e rëndësishme që të vijojë rritjen e tij si futbollist dhe të synojë që të jetë me Brazilin në Botërorin e 2026. Edhe për vetë Realin e Madridit, largimi i Endrick është një opsion i mirë në këtë pikë duhet marrë parasysh edhe fakti që Los Blancos kanë shpenzuar shumë për blerjen e futbollistit.
Por jo vetëm kaq, Endrick mendon gjithashtu se do ta ketë të lehtë të përshtatet te skuadra e Lyonit duke parë se në stol është Fonseca dhe jo vetëm për faktin që flasin një gjuhë, por edhe për shkak të bisedimeve që ka zhvilluar me trajnerin portugez. Dhe në fund, theksojmë se Olympique Lyon ka qenë një destinacion i sulksesshëm për shumë futbollistë brazilianë në të kaluarën, teksa në total 28 brazilianë kanë veshur fanelën e skuadrës së njohur transalpine ku përmendim emra të tillë si Guimaraes, Paquetá, Thiago Mendes, Elber apo Juninho Pernambucano.
Top Channel