EMRI/ Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para efektivëve, rrezikon të procedohet penalisht
					 03/11/2025 21:25					
				
				
								
			I plagosuri në Durrës Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur.
Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ky qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia.
Sipas burimeve, në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.
Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje.
Top Channel