Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Një shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për furnizim droge të klasit A pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, Ervis Doksani, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u arrestua nga oficerë të armatosur të agjencisë në Clarence Square, Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit.
Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë.
Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh.
Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e të cilave ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash.

Ai u paraqit sot në Gjykatën e Kurorës Lewes ku u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A përpara se të lihej në paraburgim deri në seancën e dënimit të tij në të njëjtën gjykatë më 27 nëntor.
Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha:
“Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona, ndaj është e këndshme të shohësh Ervis Doksanin të deklarohet fajtor për këto krime.
Drogat e Klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe NCA vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim.”
Top Channel