Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, aty ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.
Ish-kryebashkiakut i Shkodrës, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Mark Molla, është personi që u shkarkua nga detyra prej ish-kryebashkiakut dhe për të cilin u urdhërua kthimi në detyrë.
Por moszbatimi i vendimit të gjykatës prej ish-funksionarit të pushtetit lokal konsiderohet nga SPAK si vepër penale, dhe për këtë arsye ai është dorëzuar si i pandehur në Gjykatën Antikorrupsion.
Bardh Spahia ka insistuar se për punonjësin Mark Molla është zbatuar ligji dhe, sipas tij, këtë e tregojnë faktet.
Më herët, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar në një seancë paraprake pushimin e çështjes, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm, pasi sipas tij faktet nuk ekzistojnë.
Top Channel