Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet Figura të njohura nga bota e politikës dhe jo vetëm u bashkuan këtë të diel për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano.
Mes tyre ishte dhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, e cilëson Nanon si një mik që i dha shpresë popullit shqiptar dhe krijoi një ekonomi solide për vendin.
“Fatos Nano, mik, shok i mirë në ditë të mira dhe të këqija. Udhëheqës i madh, popullor, revolucionar, i zgjuar. Njeri që diti në kohët më të vështira të Shqipërisë, në ujërat më të turbullta dhe të palundruara të politikës shqiptare, t’i japë shpresë popullit dhe të krijonte një ekonomi solide.
Transformoi forcën e majtë, por njëkohësisht forcoi urat e komunikimit ,e forcat e tjera, forcën e djathtë dhe politikën shqiptare për ta riformuluar të gjithë axhendën politike shqiptare, për të krijuar stabilitet afatgjatë”, tha ndër të tjera Fullani.
Top Channel