Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara 22/06 21:30
Tre dronë ukrainas që po shkonin drejt Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse natën e së premtes ndaj të shtunës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus.
Siç raportoi Sergei Sobyanin në postimet në platformën Telegram, ekspertët po shqyrtojnë mbetjet e dronëve në zonat ku ata ranë.
Më parë, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se në një periudhë tre-orëshe, 38 dronë ukrainas ishin kapur dhe shkatërruar në dy rajone ruse në pjesën jugore të vendit dhe në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi dhe e aneksoi në vitin 2014.
Top Channel