Në mbledhjen e rradhës së Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit” ka marrë një ndër vendimet e rralla të historisë së tij duke investuar në komunietin shqiptarë në Serbi.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.

Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginen e Preshevës, ne te cilin morën pjesë rreth 350 femijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta