 Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën
																		
					
					
					
						Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën						 
								
			Supersticioni është pjesë e jetës, ka që e besojnë, ka që jo. Te Juventus ka arsye që të besojnë në shenjën e fatit duke parë dhe historikun e kësaj skuadre. Më konkretisht le të themi që Zonja e Vjetër shpreson që gjeografia të jetë mbarësi edhe këtë herë teksa ka parë që gjatë historisë së saj rajoni i Toskanës i ka sjellë fat dhe suksese…Por si?
Klubi torinez pasditen e së enjtes zyrtarizoi emërimin e Luciano Spallettit për pankinën për 8 muajt e ardhshëm me mundësinë e rinovimit automatik, dhe 59 vjecari është pikërisht nga Rajoni i Toskanës. Juventus ka fituar 11 nga 14 titujt e fundit pikërisht me një trajner toskan në pankinë. I fundit në kohë ishte ai I vitit 2020 me Maurizio Sarri, një trajner me origjinë nga Firenze.
Përpara tij të vijnë në mendje, 5 titujt radhazi të Massimiliano Allegri, një trajner livornez, tituj të fituar në 2015-2019 dhe duke u kthyer akoma më pas në kohë, kujtojmë 5 titujt e fituar në vitet 1995, 1997, 1998, 2002 dhe 2003 me Marcello Lippi në stol, një trajner që është nga Viareggio, një qytet në veri të Toskanës. Tani të shohim si do të shkojë aventura me toskanin e radhës, Luciano Spalletti…
Top Channel