 Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist
																		
					
					
					
						Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist						 
								
			Antoine Griezmann, një legjendë e gjallë e “Rojiblancos”, festoi golin e tij të 200-të me një pamje të veçantë koleksionuese, numri ikonik “7” i bërë nga imazhe të arritjeve të tij.
Atletico Madrid ka dëshmuar edhe një herë se di si t’i nderojë legjendat e tyre duke i dhuruar një fanellë të veçantë Antoine Griezmann, i cili disa javë më parë theu barrierën e 200 golave për klubin. Sulmuesi francez, i cili tani konsiderohet një legjendë e gjallë për “Colzoneros”, e arriti këtë kufi mbresëlënëse me një gol që shënoi kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve më 30 shtator.
Fanella
Për të festuar këtë rekord unik, klubi ka zbuluar një dizajn të veçantë për modelin e pare dhe të dytin të ekipit. Elementi qendror është numri ikonik i lojtarit “7”, i cili formohet nga një kolazh i momenteve dhe arritjeve të tij më përfaqësuese me ngjyrat e Atlético-s. Fillimisht, klubi kishte publikuar një koleksion me edicion të limituar që përfshinte një bluzë me mëngë të shkurtra dhe një shall, të gjitha të dedikuara për lojtarin. Tani, tifozët do të kenë gjithashtu mundësinë të marrin bluzat e reja të përvjetorit nga dyqanet zyrtare të klubit.
Top Channel