Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer në Iran, ku vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Esteghlalit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e radhës në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, në ndeshjen e javës së nëntë të kampionatit.

Asani zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, pasi fitoi vetë një penallti që më pas e realizoi me saktësi. Pas golit, u vu re nervozizmi i portierit të skuadrës mike, Khalifeh, i cili reagoi ashpër ndaj shokëve të tij për mënyrën si u shkaktua 11-metërshi.

Në fund, Esteghlal arriti një fitore të rëndësishme që e mban në krye të renditjes, duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve. Për Asanin ky ishte goli i pestë në kampionat, një shifër që e ngjit në vendin e dytë në klasifikimin e golashënuesve të ligës.

Kliko këtu për golin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta