Zyrtare/ Juventusi ka një trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin: Jemi të lumtur të mirëpresim një teknik me përvojë

30/10/2025 18:34

Juventus ka zyrtarizuar emërimin e Luciano Spallettit si trajner i ri i skuadrës, me një kontratë që do ta mbajë në “Allianz Stadium” deri më 30 qershor 2026.

I lindur në Certaldo të Firences në vitin 1959, Spalletti ka një karrierë mbi 30-vjeçare në stolin e ekipeve italiane dhe ndërkombëtare. Ai nisi rrugëtimin si trajner te Empoli, duke e çuar klubin nga Serie C në Serie A dhe duke fituar Kupën e Italisë për këtë kategori — një sukses që e bëri menjëherë të njohur për stilin e tij modern dhe inovativ.

Në fillim të viteve 2000, Spalletti u afirmua te Udinese, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në Champions League (2004/05). Më pas kaloi te Roma, ku fitoi dy herë Kupën e Italisë dhe një Superkupë Italiane.

Ndërmjet viteve 2009–2014, ai drejtoi Zenit St. Petersburg, me të cilin fitoi dy tituj kampion, një Kupë të Rusisë dhe një Superkupë. Pas rikthimit në Itali, Spalletti qëndroi në krye të Romës dhe Interit, përpara se të udhëhiqte Napolin drejt titullit kampion të Serie A në sezonin 2022/23.

Së fundmi, ai ishte trajner i kombëtares italiane deri në qershor të këtij viti. “Jemi të lumtur të mirëpresim një trajner me përvojë, vizion dhe mentalitet fitues si Luciano Spalletti,” shkruan Juventus në njoftimin zyrtar. “Mirë se erdhe në familjen bardhezi dhe shumë suksese, mister!”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta