Formula 1, Felipe Massa në gjyq; kërkon titullin e vitit 2008 dhe 73 milionë euro dëmshpërblim
Max Verstappen është piloti më i paguar në botërorin e Formula 1. Sipas asaj që publikon vetë faqja e internetit të Red Bull, paga e kampionit aktual të botës është 65 milionë dollarë në vit(56.7 milionë euro). Por cila është pasuria e 4 herë kampionit të botës?
Këtë e zbulon revista periodike vjetore ‘Lista Quote 500’. Kjo e fundit ka publikuar lisën e 500 personave më të pasur të Holandës dhe Max Verstappen është një prej personaliteteve që kanë fituar një vend në këtë listë kjo falë Formula 1 dhe sidomos titujve të fituar për 4 vite radhazi. Pasuria e pilotit të Red Bull është rritur aq shumë sa i ka lënë pas edhe futbollistin më të pasur të përfaqësueses së Holandës, yllin e Liverpool, Virgil Van Dijk, gjithnjë sipas kësaj reviste
‘Lista Quote 500’ nënvizon faktin se që nga debutimi i tij në këtë listë në 2022 kur ishte në vendin e 500, Verstappen ka ngjitur pozicione në formë konstante dhe këtë vit ai është pozicionuar në vendin e 264 me një pasuri totale prej 260 milionë euro. Por jo vetëm kaq, Verstappen është edhe personaliteti më i ri në moshë që hyn mes 500 personave më të pasur të Holandës, edhe pse ai është shumë larg njeriut që e kryeson këtë listë, John de Mol, pasuria e të cilit për 2025 është vlerësuar 2 miliardë euro
Top Channel